Pogaçari fiton betejën e gjigantëve

Çiklizëm

Pogaçari fiton betejën e gjigantëve

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:08
Tadej Pogaçar

Kampioni në fuqi, Tadej Pogaçar (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe), shënoi fitoren e tij të tretë në edicionin e 109-të të Tour de France”, duke e mposhtur liderin e garës Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma). 

Pas 129.7 kilometrash të garës në etapën e 17-të, që u mbajt në relacionin Saint-Gaudens – Peyragudes, Pogaçar fitoi ndaj rivalit me kohë të kaluar për 03:25:51 orë.

“Pogaçari fiton betejën e gjigantëve”, shkruan në faqen e “Letour.fr”.

Image

Pamje nga gara

 “Kam dhënë gjithçka. E dija që duhet të fitoja, nuk kishte rrugë tjetër. I dhashë të gjitha për ekipin në linjë dhe jam shumë i lumtur”, tha Pogaçar.

Jonas Vingegaard megjithatë e mban ende fanellën e verdhë.

“Nëse skuadra e Jumbo-Visma kishte gjithçka nën kontroll të martën, ishte skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe ajo që dominoi dhe ‘thërmoi’ të gjithë rivalët të mërkurën. Shumica e punës në kalimet Hourquette d'Ancizan dhe Val Louron-Azet u krye nga Mikkel Bjerg dhe Brandon McNulty. Ata diktuan një ritëm të lartë gjatë gjithë kohës, të cilin shumë çiklistë nuk mund ta ndiqnin”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.

“Gjithçka ishte gati për sulmin e çiklistit Tadej Pogaçarit  dhe kjo ndodhi 20 kilometra e fundit”, shkruan më tej.
Etapa e 18-të mbahet nesër në relacionin Lourdes – Hautacam, me gjatësi të shtegut 143.2 kilometra.

Etapa e 17-të

1.  Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)     03:25:51
2. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    + 00
3. Brandon McNulty (UAE Team Emirates)    + 32
4. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    + 02:07
5. Alexey Lutsenko (Astana Qazaqstan Team)    + 02:34
6. Romain Bardet (Team DSM)    + 02:38
7. David Gaudu (Groupama-FDJ)    + 03:27
8. Aleksandr Vlasov (BORA-hansgrohe)    + 03:32
9. Louis Meintjes (Intermarché-Wanty-Gobert)    + 03:32
10. Nairo Quintana (Team Arkéa-Samsic) + 03:32

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    67:53:54
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    2:18
3. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    4:56
4. Nairo Quintana (Team Arkéa Samsic)    7:53
5. David Gaudu (Groupama – FDJ)    7:57
6. Romain    Bardet (Team DSM)    9:21
7. Louis Meintjes (Intermarché - Wanty - Gobert Matériaux)    9:24
8. Aleksandr Vlasov (BORA – hansgrohe)    9:56
9. Adam Yates (INEOS Grenadiers)    14:33
10. Enric Mas (Movistar Team)    16:35

Renditja e skuadrave 

1. INEOS Grenadiers    3:51:41
2. Groupama - FDJ    31:39
3. Jumbo-Visma    47:41
4. UAE Team Emirates    1:20:55
5. BORA - hansgrohe    1:28:07
6. Movistar Team    1:53:00
7. Bahrain - Victorious    2:16:22
8. Team DSM    2:41:47
9. Team Arkéa Samsic    2:59:24
10. EF Education-EasyPost    3:07:11

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat