Çiklisti sulmohet nga pulëbardha në mes të garës

Çiklizëm

Çiklisti sulmohet nga pulëbardha në mes të garës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:48
Çiklisti sulmohet

Rreziku vjen nga qielli. Jo nga pista, jo nga rivalët, por nga një pulëbardhë. Bauke Mollema, një çiklist holandez ndërsa po konkurronte për Kampionatin Botëror në Australi, u sulmua nga një pulëbardhë gjatë garës.

Për fat të mirë, falë një manovre akrobatike, çiklisti arriti të shmangë rënien, por kjo nuk e ndihmoi për rezultatin përfundimtar.

Një garë shumë fatkeqe për të dhe për Holandën, sepse në fillim, pas disa kilometrash, ai duhej të ndalonte për shkak të një problemi teknik të zinxhirit, që ngeci dhe solli ndërrimin e detyruar të biçikletës.

Sa i përket pulëbardhës, nuk është hera e parë që një çiklist sulmohet nga një zog, viktima e mëparshme ishte Remco Evenepoel.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat