Federata serbe e fut në parakalendar garën e Republikës së Kosovës, media serbe turret 

Çiklizëm

Federata serbe e fut në parakalendar garën e Republikës së Kosovës, media serbe turret 

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2023 Në ora: 19:57
Pamje nga një garë

Është interesant se Federata e Çiklizmit e Serbisë, e ka futur në parakalendar garën e çiklizmit “Tour de Kosova”, që organizohet çdo vit në shtetin e Kosovës.

Kjo ka bërë që media serbe “Informer” të turret dhe të quajte skandal. 

“Skandal!”, është titulli i mediumit serb.

“Një garë e organizuar nga Kosova është futur në parakalendarin e Federatës së Çiklizmit të Serbisë.

Federata e Çiklizmit të Serbisë ka përfshirë në parakalendarin në mesin e garave që do të zhvillohen në vitin 2023, një garë përmes shtetit të Kosovës.

Në kohën kur situata është shumë e tensionuar, gara “Tour de Kosova” është përfshirë në parakalendarin e BSS. Për rubrikën, besoni ose jo!

Një precedent edhe më i madh është se garën e organizon e ashtuquajtura Republikë e Kosovës.

Megjithatë, drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Serbisë, të cilët propozuan një kalendar të tillë, nuk kanë mbështetjen e shumicës së klubeve që po protestojnë gjithnjë e më shumë dhe po ngrenë zërin kundër garës në jug të Serbisë”, shkarravit ky medium serb.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat