Çiklisti mbahet në një bordurë për të mos rënë në greminë

Çiklizëm

Çiklisti mbahet në një bordurë për të mos rënë në greminë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:36
Çiklisti mbahet në një bordurë

Momente paniku gjatë etapës së dytë të Etoile de Besseges, një turne i vogël çiklizmi që zhvillohet në Francë.

Etapa e dytë u ndërpre 25 kilometra nga finishi, pas një rrëzimi masiv, ku u përfshinë shumë çiklistë.

Pamjet ishin të frikshme, pasi në to dukej 24-vjeçari francez Valentin Ferron (ekipi i Total Energies), që mbahej në një bordurë për të mos rënë në greminë.

Ai u mbajt për disa sekonda në bordurën e urës ku ndodhi aksidenti deri në momentin që u ndihmua.

Për fat të mirë asnjë pasojë për çiklistin, veç panikut dhe frikës së mos binte në greminë, pasi ai dukej që qëndronte në ajër, i varur në bordurë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes erdhën forcat e ndihmës së shpejtë, për të ndihmuar çiklistët, ndërkohë që nuk u kuptua se si ndodhi gjithë ai aksident, organizatorët e garës vendosën të anullojnë etapën.".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat