Juan Ayuso shihet si rivali kryesor i Primoz Roglic për suksesin në Xhiron e Italisë 2025.
Çiklisti i skuadrës UEA vjen me objektiva të qarta, teksa thotë se podiumi nuk e kënaq dhe së do të kërkojë vetëm fitoren finale:
“Podiumi nuk më mjafton. Në Xhiron e Italisë kam ardhur për të fituar. Dua të jem Karlos Alkarazi i çiklizmit.
Jam gati për të sfiduar Roglic”, shprehet Ayuso. Spanjolli debuton në moshë 22- vjeçare dhe do të kërkojë që t’i dhurojë dopietën skuadrës UEA pas suksesit një vit më parë nga Tadej Pogacar.
“Pogacar nuk është një rival për mua, por një model për t’u ndjekur, një pikë referimi”, shprehet Ayuso për çiklistin slloven, mungesën e madhe të Xhiros së Italisë.