Giro d’Italia nis me emocione nga Shqipëria, Mads Pedersen fiton në Tiranë!
Emocione të forta që në etapën e parë të Giro d’Italia, e cila u zhvillua në Shqipëri dhe përfundoi në Tiranë.
\Mads Pedersen ishte triumfues i etapës, duke kaluar vijën e finishit përpara Wout van Aert pas një sprinti spektakolar që konfirmoi pritshmëritë për dy favoritët kryesorë të ditës.
Pedersen përfitoi nga një punë e shkëlqyer ekipore e Lidl-Trek, veçanërisht gjatë 40 kilometrave të fundit, ku ndër të spikaturit ishte Giulio Ciccone, i cili vendosi ritmin dhe ndihmoi në përzgjedhjen e grupit kryesor.