Pas garës së djeshme të kronometrit në Tiranë, Xhiro e Italisë është zhvendosur të dielën në Vlorë për etapën e tretë(160 kilometra), që nis dhe mbyllet në qytet.
Një etapë që përveç garës interesante, do të ofrojë edhe një peizazh të shumë të bukur, duke reklamuar bukuritë e natyrës shqiptare në një kompeticion që ka audiencë prej mbi 700 milionë shikuesish në 200 shtete të botës.
Kjo etapë parashikon ngjitjen e Qafës së Llogarasë, rreth 11 kilometra malore me mbi 7%. Më pas një zbritje e shpejtë të çon përsëri në Vlorë. 3 kilometrat e fundit shkojnë përgjatë bregdetit – kryesisht i sheshtë me disa ndryshime të buta drejtimi që lidhin pjesë të drejta.
Çiklistët marrin furnizimet e para. Një episod gazmor ndërkohë regjistrohet, pasi një dhi i pret rrugën disa çiklistëv.