Një mijë emocione në etapën e 16-të të Giro d’Italia. Tre italianë mbërrijnë në finish të parët, duke magjepsur publikun që i priste në mbërritje të garës.
Christian Scaroni, Lorenzo Fortunato dhe Giulio Pellizzari përbëjnë podiumin e etapës së të martës së Giro D’Italia. Dy italianët nga Astana, protagonistë të një arratisjeje shumë të gjatë dhe epike që filloi në shi, arritën në vijën e finishit së bashku, të kapur për dore.
Fortunato e kishte bërë tashmë pjesën e tij duke pushtuar 3 Çmime të Mëdha malore, duke forcuar rekordin e tij si ngjitësi më i mirë me fanellën blu, kështu që vendosi t’ia linte fitoren shokut të tij të çmuar të skuadrës. Vlen të përmendet mbërritja e Juan Ayuso.
Spanjolli, i cili ishte rrëzuar tashmë në Çmimin e Madh Malor të parafundit atë të Santa Barbarës, arriti në vijën e finishit me një vonesë prej 14 minutash e 47 sekondash.
Isaac Del Toro ruan fanellën rozë pas etapës së 16-të me 26 sekonda diferencë me Simon Yates. Por thellohet kriza për të ruajtur fanellën rozë pas paraqitjes jo të mirë në ngitjen e fundit të Del Toros. Ndaj Yates dhe Carapaz tani janë shumë afër në renditje.