Çiklisti Kaden Groves ka arritur fitoren më të mirë në karrierën e tij në një garë të ashpër në Jura.
Grovews ngadhënjeu me kohë të kaluar për 04h 06' 09 orë në relacionin Nantua-Pontarlier me gjatësi të shtegut 184.2 kilometra.
Tadej Pogaçar vetëm një ditë larg festës, titullit të katërt në përgjithësi në “Tour de France”.
Etapa e parafundit, e 20-ta, e edicionit të 112-të “Tour de France” ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe australiani Kaden
Groves shënoi fitore me një sulm solo prej 17 kilometrash në fund.
“Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) është shumë më tepër sesa një çiklist i shpejtë, siç e ka dëshmuar vazhdimisht në karrierën e tij - megjithëse kurrë më parë në ‘Tour de France’”, shkruan mes të tjera “Letour”.
Etapa e 21-të, e fundit, mbahet nesër Mantes-la-Ville - Paris Champs-Élysées me gjatësi të shtegut 132.3 kilometra.
Etapa e 20-të
1. Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) 04h 06' 09
2. Frank Van Den Broek (Team Picnic Postnl) + 00h 00' 54'
3. Pascal Eenkhoorn (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 59''
4. Simone Velasco (Xds Astana Team) 04h 07' 13 + 00h 01' 04
5. Romain Gregoire (Groupama-Fdj) + 00h 01' 04
6. Jake Stewart (Israel - Premier Tech) + 00h 01' 04
7. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 01' 04
8. Tim Wellens (Uae Team Emirates Xrg) + 00h 01' 04
9. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 04
10. Harrison Sweeny (Ef Education – Easypost) + 00h 01' 04
Renditja e e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates XRG) 73h 54' 59''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 24''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 09''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 12' 12''
5. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 17' 12''
6. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 20' 14''
7. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 22' 35''
8. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 25' 30''
9. Ben Healy (Ef Education – Easypost) + 00h 28' 02''
10. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 32' 42'