​Tour of Kosova 2025, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për automjetet në disa rrugë

Çiklizëm

​Tour of Kosova 2025, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për automjetet në disa rrugë

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Bazuar në aprovimin e kërkesës së Federatës së Çiklizmit të Kosovës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me organizimin e garave ndërkombëtare të çiklizmit Tour of Kosova 2025 nga data 4 deri 6 shtator do të ketë ndërprerje të herëpashershme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të Kosovës.

Pjesëmarrësit në trafik njoftohen se në akse rrugore sipas datave dhe orarit të zhvillimit të këtyre garave, në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut.

Etapa e parë, më 4 shtator nga ora 12:00-5:00 - fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë - Prizren Veri - Prizren Jug – Vërmicë, (kthimi) - Prizren Jug - Prizren Veri - Suharekë – Duhël – Malishevë dhe do të vazhdojë deri në përfundim te dalja e autostradës në Malishevë, në kilometrin e 52-të.

Etapa e dytë, më 5 shtator 2025 nga ora 11:00 deri 15:00 - fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug - Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë - Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush - Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës, raporton KosovaPress.

Etapa e tretë, më 6 shtator 2025 nga ora 11:00-15:00 - gara fillon nga Hani i Elezit - Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran - Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug - gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat