Jasper Philipsen, fitore në sprint

Çiklizëm

Jasper Philipsen, fitore në sprint

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 17:59
Jasper Philipsen

Vuelta e Spanjës 2025 po i drejtohet tashmë fundit, teksa dje u zhvillua edhe etapa e 19-të, Rueda-Guijuelo (161.9 km), një garë fushore, e cila nxori në pah sprintierët, me triumfin që shkoi për belgun Jasper Philipsen.

Çiklisti i skuadrës Alpecin-Deceuninck nuk e la t’i ikte rasti, teksa shënoi suksesin e parë, duke lënë pas në finish danezin Mads Pedersen (LidlTrek) dhe ekuadorianin Orluis Aular (Movistar Team).

Në renditjen e përgjithshme nuk ka ndryshime të mëdha: Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease a Bike) vazhdon të mbajë fanellën e kuqe të liderit.

Danezi fitoi katër sekonda bonusi në sprintin ndërmjetës dhe tani ka 44 sekonda avantazh ndaj Joao Almeida (UAE Team Emirates).

Sot do të jetë radha për etapën e parafundit, Robledo de Chavela – Bola del Mundo. Puerto de Navacerrada (164.8km), ku dhe do të mbyllen llogaritë për fituesin, me Vueltën që do të përfundojë të dielën me parakalimin final në Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat