Çiklisti i dalluar ferizajas, reprezentues i Kosovës dhe garues i Kastrioti, Besart Nuha, tha se gara shkoi mirë.
Sipas tij, e mira ka qenë që nuk pati ndonjë aksident gjatë garës.
“Sot e përfunduam me sukses garën me pikë të UCI, Grand Prix Pedalia, një garë me nivel shumë të lartë dhe konkurrencë të fortë.
Edhe pse gjatë garës pati aksidente te disa ekipe tjera, ne fatmirësisht shpëtuam pa asnjë aksident dhe djelmoshat tanë ia dolën me sukses ta përfundojnë garën.
I dalluari ishte Emir Uzun nga Turqia, i cili në kilometrat e fundit në malore tregoi forcën dhe karakterin e tij, duke u renditur në vendin e 27-të. Një arritje shumë e madhe për ekipin tonë, duke qenë vetëm muaji i dytë i sezonit 2026.
Vazhdojmë përpara edhe më shumë motivim dhe besim drejt garave të ardhshme”, ka shkruar çiklisti Nuha.