Çiklisti danez Jonas Vingegaard fitoi fazën e pestë të Turit të Katalonjës dhe mori kryesimin në renditjen e përgjithshme.
Çiklisti i Visma Lease a Bike vendosi sulmin gjashtë kilometra para vijës së finishit të ngjitjes përfundimtare.
Ai e përfundoi me kohë 4:13:44 orë relacionin prej 153.1 kilometra nga La Seu d'Urgell deri në majën e Coll de Pal.
Austriaku Felix Gall (Decathlon CMA CGM) përfundoi i dyti me një diferencë prej 51 sekondash, dhe francezi Lenny Martinez (Bahrein-Victorious) i treti.
"Nuk e prisja të merrja një epërsi të tillë sot, por kisha këmbë vërtet të forta në kodrën e fundit, kështu që jam i lumtur", tha Vingegaard.