Me ftesë të Komunës së Prizrenit, kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, së bashku me anëtarin e bordit Berk Kyçyk dhe përfaqësuesit e Klubit të Çiklizmit “Pro Bike Prizren”, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani, zhvilluan një takim me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Në këtë takim u diskutua rreth organizimit të Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, i cili do të mbahet në Kosovë nga 5 deri më 7 qershor.
Fokus i veçantë i bisedës ishte koordinimi dhe përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Po ashtu, palët u dakorduan që të vazhdojnë me takime të tjera në vijim, me qëllim të konkretizimit të të gjitha detajeve dhe arritjes së një përfundimi të përbashkët dhe të suksesshëm.