Çiklistët e Kosovës shkëlqejnë në etapën më sfiduese të Turit të Shqipërisë

Çiklizëm

Çiklistët e Kosovës shkëlqejnë në etapën më sfiduese të Turit të Shqipërisë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 16:54
Çiklistët e Kosovës

Një paraqitje dinjitoze e çiklistëve të Kosovës është shënuar në kuadër të edicionit të 83-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

Në etapën e tretë Elbasan–Vlorë, me gjatësi prej 149 kilometrash dhe profil malor, çiklisti i Kombëtares së Kosovës Agon Ahmeti u rendit në vendin e 25-të, ndërsa Blerton Nuha në vendin e 28-të në renditjen e përgjithshme të etapës.

Etapa e tretë rezultoi dukshëm më sfiduese krahasuar me dy etapat paraprake, për shkak të konfigurimit malor dhe intensitetit të lartë të garës.

Në këtë garë prestigjioze po marrin pjesë mbi 20 ekipe elitare dhe më shumë se 95 çiklistë nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Evropa, ndërsa vetëm 85 garues arritën ta përfundojnë etapën.

Këto rezultate dëshmojnë progresin dhe paraqitjen konkurruese të çiklistëve tanë në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet sportin e çiklizmit.

Etapa e katërt e Turit Çiklistik të Shqipërisë do të zhvillohet nesër në itinerarin Vlorë–Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat