Blerton Nuha dhe Enilda Zeqiri Kampionë të Kronometrit Individual, Nuha thyen rekordin shtetëror

Çiklizëm

Blerton Nuha dhe Enilda Zeqiri Kampionë të Kronometrit Individual, Nuha thyen rekordin shtetëror

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 17:51
Garuesit

Në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, sot u zhvillua gara e Kronometrit Individual (Individual Time Trial), ku çiklistët garuan kundër kohës për titujt e kampionit të Kosovës në kategoritë përkatëse.

Në kategorinë Elite, Blerton Nuha dhe Enilda Zeqiri regjistruan kohët më të mira dhe u kurorëzuan Kampionë të Kosovës në Kronometër Individual, duke dëshmuar formë të lartë sportive dhe përgatitje të shkëlqyer.

Një moment i veçantë i garës ishte paraqitja e jashtëzakonshme e Blerton Nuhës, i cili jo vetëm fitoi titullin e kampionit në kategorinë Elite Meshkuj, por edhe vendosi rekord të ri shtetëror në Kronometër Individual. Ai realizoi një shpejtësi mesatare prej 48.13 km/h, duke thyer rekordin e mëparshëm shtetëror prej 45 km/h, rekord që gjithashtu mbahej nga vetë ai.

Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme për çiklizmin kosovar dhe vendos një standard të ri në disiplinën e kronometrit individual.

Federata e Çiklizmit e Kosovës uron të gjithë kampionët, medalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre në garën e sotme, si dhe falënderon klubet, trajnerët, gjyqtarët dhe stafin organizativ për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e Kampionatit. Kampionati i Kosovës në Çiklizëm do të përmbyllet nesër me garën rrugore (Road Race), disiplinën më prestigjioze të çiklizmit.

Elite Meshkuj
Blerton Nuha (KÇ Kastrioti) – 29:55.27
Albion Kastrati (KÇ Kastrioti) – 30:13.38
Albion Ymeri (KÇ Prishtina) – 30:20.54

Elite Femra
Enilda Zeqiri (KÇ Kastrioti) – 39:00.84
Dafina Zylfiu (KÇ Dardana) – 41:38.72
Aferdita Ymeri (KÇ Prishtina) – 45:43.76

U23 Meshkuj
Visar Nuhaj (KÇ Kastrioti) – 30:23.57
Erblin Reshani (KÇ Kastrioti) – 39:20.60

Junior Meshkuj
Festim Kurti (KÇ Kastrioti) – 30:48.80
Beatris Asllani (KÇ Kastrioti) – 43:59.59

Kadet Meshkuj
Blend Biqkaj (KÇ Dardana) – 36:18.74
Mal Hetemi (KÇ Kastrioti) – 38:16.53
Arif Krasniqi (KÇ Prizreni) – 46:59.29

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat