Murati: 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës

Ekonomi

Murati: 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:30
Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka arritur në rreth 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës.

Këtë njoftim ai e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Murati tha se mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80 përqind e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro. Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçareMërgata për Kosovën”, ka shkruar ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat