​PayPal të përfshijë edhe Kosovën

Ekonomi

​PayPal të përfshijë edhe Kosovën

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë kryeministrit të Kosovës, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektronike të pagesave, në mënyrë që të njëjtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj;

OAK thekson se tash e sa kohë është duke kërkuar nga institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

OAK ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal.

Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre. OAK konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare. Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të kryeministrit Kurti në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare”, thuhet në komunikatën e OAK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat