Bajrami: Qeveria e 51% është qeveri e mospunës!

Ekonomi

Bajrami: Qeveria e 51% është qeveri e mospunës!

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:23
Hykmete Bajrami

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, ish ministrja për Tregëti dhe Industri Hykmete Bajrami ka deklaruar se nga 704 milionë euro të planifikuara për investime kapitale qeveria ka shpenzuar vetëm 158 milionë.

Ky fakt sipas saj shpërfaq mospunën e kësaj qeveria karshi nevojës së jashtëzakonshme për investime kapitale dhe për futjen në tregë të këtyrë mjeteve.

Mos realizmin i këtyre investimeve do sipas saj do të thotë më pak projekte kapitale të realizuara si, rrugë, shkolla, qerdhe, pastaj edhe më pak investimet në shëndëtësi e arsim.

“Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikoj në ngadalësimin e rritjes ekonomike, do të thotë më pak aktivitet ekonomik dhe më pak mjete në qarkullim e poashtu më pak paga për punëtorët e sektorit privat. Gjithashtu kjo nënkupton që shumë kompani janë bllokuar e rrjedhimisht shumë punëtor mund t’i kenë humbur vendet e tyre të punës”, ka pohuar ish ministrja Bajrami, tani deputete e LDK-së.

Sipas saj në mosrealizimin e projekteve kapitale ka ndikuar edhe inflacioni e poashtu edhe mungesa e bordit të OSHP-së ku janë bllokuar qindra kontrata për projekte kapitale.

Së fundi qeveria ka propozuar dhe më pas ka kaluar në Kuvendin e Kosovës edhe Ligjin për Kontratatë Publike por që sipas deputetës Bajrami nuk do të ketë asnjë efekt në realzimin e investimeve kapitale të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat