Çmimet e importit shënojnë ngritje

Ekonomi

Çmimet e importit shënojnë ngritje

Më: 3 mars 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjëtë të vitit të kaluar.

Në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Indeksin e Çmimeve të Importit, thuhet se ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt prej saj 9.4 për qind, druri dhe artikujt prej tij 6.0 për qind, produktet bimore 5.8 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 4.1 për qind.

“Produktet e industrive kimike shënuan ngritje 3.4 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 2.7 për qind, mjetet e transportit 2.5 për qind. Edhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike u ngriten 1.9 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.3 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj 1.3 për qind, tekstili dhe artikujt e tekstilit 1.1 për qind, këpucët 1.0 për qind, dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës 0.3 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet minerale -3.5 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre -2.9 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre -1.4 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar -0.3 për qind, dhe vajrat ushqyese -0.1 për qind.

Sipas njftimit të ASK-së, çmimet e importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 13.0 për në TM4 2022, krahasuar me TM4 2021.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (26.5%); produktet bimore (23.7%); vajrat ushqyese (23.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (22.8%); druri dhe artikujt prej tij (16.7%); letra dhe artikujt prej saj (16.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (14.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (14.6%); mjetet e transportit (10.6%); këpucët (10.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (8.4%); produktet e industrive kimike (7.4%); tekstili dhe artikujt prej tekstilit (7.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.5%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.5%)”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat