Çmimi i arit është rritur në tregjet ndërkombëtare për 0.32 për qind. Çmimi aktual është mbi 4 mijë e 300 dollarë për ons, teksa investitorët po presin vendimet e reja të Rezervës Federale amerikane për normat e interesit.
Sipas MarketWatch, ari në bursë Nymex është tregtuar me 4 mijë e 378 dollarë për ons.
Kjo paraqet rritje prej 0.32 për qind.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tregu i arit po ndikohet nga pritjet për vendimet e Rezervës Federale amerikane.