Prezantimi i mundësive të reja të investimit, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve franceze në Kosovë, projektet infrastrukturore dhe mbrojtja e mjedisit, kanë qenë qëllimi i takimit, ku nikoqir i delegacionit të bizneseve franceze, të kryesuar nga ambasadori Olivier Guerot, ishte ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ministria e Mjedisit thotë se mbetet e përkushtuar në krijimin e një klime të favorshme për investime dhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Delegacioni i gjerë i bizneseve franceze në Kosovë po qëndrojnë në në kuadër të Ditës së Bizneseve Franceze në Kosovë 2026.
Postimi i plotë:
Dje, në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur në ambientet e Ministrisë sonë, patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, si dhe një delegacion të gjerë të bizneseve franceze, të cilët po vizitojnë Kosovën në kuadër të Ditës së Bizneseve Franceze në Kosovë 2026 (French Business Day in Kosovo 2026).
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i mundësive të reja të investimit, forcimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e bizneseve franceze në Kosovë, me theks të veçantë në aspektin infrastrukturor dhe në të mirë të mjedisit.
Bizneseve franceze që këto ditë po e vizitojnë vendin tonë, u urojmë një vizitë të këndshme gjatë qëndrimit të tyre dhe eksplorimit të shumë fushave me kapacitete dhe mundësi investimi në Kosovë.