Ferizaj shënon Ditën e Dëshmorëve

Ferizaj

Ferizaj shënon Ditën e Dëshmorëve

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:58
Homazhet

Në Ferizaj sot po shënohet 28 shtatori, Dita e Dëshmorëve të kësaj komune. Me këtë rast përfaqësues të institucioneve komunale kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, nga ku kanë çmuar heroizmin e tyre dhe kanë nderuar gjakun e derdhur për lirinë që e gëzojmë.

Kryesuesja e kuvendit komunal, Kristina Gashi Bytyçi, në një status në facebook, ka ndarë disa foto nga homazhet që ka bërë bashkë me kryetarin Aliu dhe përfaqësuesit tjerë tek varret e dëshmorëve. Kryesuesja Gashi- Bytyçi ndër të tjera shpreh respekt për të gjithë të rënët duke theksuar: Ata ranë për mos të vdekur kurrë".

Priten edhe disa aktivitete në nder të kësaj dite të shënuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat