“Avengers: Endgame” thyen rekordin e “Box Office” - Bota Sot
“Avengers: Endgame” thyen rekordin e “Box Office”

Filma

“Avengers: Endgame” thyen rekordin e “Box Office”

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:05
“Avengers: Endgame”

“Avengers: Endgame” ka thyer rekordet e “Box Office” duke grumbulluar 1.2 miliardë dollarë nga shitjet e biletave në debutimin e tij.

Filmi i “Disney”-t u bë në këtë mënyrë më i shpejti në thyerjen e barrierës së një miliard dollarëve në vetëm 5 ditë.

Saga e superheronjve të “Marvel”-it ishte ajo që kishte vendosur edhe rekordin e një viti më parë, me 640 milionë dollarë të mbledhur nga “Avengers: Infinity War”.

“Forbes” theksoi se 45% e shitjeve globale të biletave erdhën nga shfaqjet “3D” në mbarë botën.

Image

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, “Endgame”, me yll kryesor Robert Downey Jr. në rolin e “Iron Man”, solli një rekord prej 350 milionë dollarësh. Por, filmi tërhoqi një audiencë gjigante edhe në Kinë, ku shënoi gjithashtu një rekord prej 330.5 milionë dollarësh, në çeljen që e pati përpara Amerikës së Veriut.

“Franchise Avengers” nisi në vitin 2008 me “Iron Man”-in, e që prej atëherë ka shënuar veç sukses. “Endgame” ka marrë komente mjaft të mira edhe nga kritika, e niveli i aprovimit të saj te “Rotten Tomatoes”, faqja e internetit që jep vlerësimet për filmat, ishte në nivelin 96%.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...