Publikohet promoja zyrtare e Pri Fest 11, së shpejti nisë festivali i filmit në kryeqytet - Bota Sot
Publikohet promoja zyrtare e Pri Fest 11, së shpejti nisë festivali i filmit në kryeqytet

Filma

Publikohet promoja zyrtare e Pri Fest 11, së shpejti nisë festivali i filmit në kryeqytet

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Tanimë kanë mbetur vetëm një javë para fillimit të edicionit të 11-të të festivalit të filmit “PriFest”, gjithçka është gati për të sjellë një edicion me shumë të veçanta.

Në mënyrë që të paralajmërohet ajo që do të ndodh gjatë ditëve të festivalit tashmë janë realizuar edhe promot e këtij edicioni.

Promon zyrtare mund të gjeni më poshtë si dhe në kanalin zyrtar të “PriFest” në YouTube dhe në website-n zyrtar të festivalit.

PriFest 11 këtë vit do të shfaq 70 filma kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të zhvilloje aktivitete dhe ‘workshop’ e të shumta përgjatë datave 16-21 korrik.

Filmat do të shfaqen në 4 lokacione, në Teatrin Kombëtar, ku është edhe lokacioni kryesor, në Kino ABC, në Kino Armata si dhe Open Air në sheshin “Zahir Pajaziti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...