Sa paguhen aktorët e serialit ‘Game of Thrones’, 6 milionë $ është paga më e ulët

Filma

Sa paguhen aktorët e serialit ‘Game of Thrones’, 6 milionë $ është paga më e ulët

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:01
Game of Thrones

Seriali ‘Game of Thrones’ tashmë është njëri nga serialet me të pëlqyera të të gjitha kohërave, shkruan Indeksonline.

Ky serial ka arritur të ketë shumë fansa në mbarë botën të moshave të ndryshme. Aktorët e ‘Game of Thrones’ rolet e tyre i kanë përfeksionuar aq mirë saqë çdo episod e ka atë rendësinë e vetë dhe ia vlen të shikohet.

Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa paguhen këta aktor? Mendimi i parë që na vjen në mendje janë shumat e parave.

Më poshtë Indeksonline ua sjell të gjitha shumat se sa paguhen këta aktorë.

Emilia Clarke (Daenerys Targeryan)

Image

Aktorja për një episod paguhet 500,000 dollarë, ndërsa paga e saj e përgjithshme arrin shifrën e 13 milionë dollarë. Emilia është njëra nga pesë aktorët e cila është paguar 500,000 dollarë për dy sezone të gjashtë(6) dhe shtatë(7). Përveç rolit të saj në ‘Game of Thrones’, ajo ka arritur të ketë sukses dhe të fitojë para edhe në seriale të tjera si p.sh seriali ‘Me before you’. Po ashtu Clarke ka marrëveshje edhe me markën e ‘Dolce Gabana’.+

Coster Waldau (Jaime Lannister)

Image

Për vetëm një episod aktori është paguar 500,00 dollarë, ndërsa vlera neto e tij është 16 milionë dollarë. Për dy sezonet finale është paguar 6, 500,000 dollarë. Përveç pagës së tij në ‘Game of Thrones’ ai ka edhe paga nga rolet e tjera.

Peter Dinklage (Tyrion Lannister)

Image

Paga e tij për një episod është 500,000 dollarë, ndërsa vlera neto e aktorit arrin deri në 16 milionë dollarë.

Kit Harrington (Jon Snow)

Image

Snow, është njëri nga aktorët me të pëlqyer të serialit. 12 milionë dollarë është shumë që ai është paguar për një sezonë ndërsa një episod kap shifrën deri në 6,500,000 dollarë.

Lena Haeday (Arya Stark)

Image

Arya, mund të paguhet më pak se koleget e saj por kjo nuk ia humb vlerën asaj si aktore. Vlera neto e saj është 9 milionë dollarë ndërsa paga për një sezonë 500,000 dollarë. Aktorja, përveç rolit të saj në serial bëri edhe një prezantim për fushatën e Mercedes.

Sophie Turner (Sansa Stark)

Image

Paga e saj për një episod është 150,000 dollarë ndërsa rroga e përgjithshme 6 milionë dollarë. Turner, ka marrë pjesë edhe në evente të ndryshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat