Është publikuar ‘traileri’ i filmit të shumëpritur ‘Zana’.
Është lansuar ‘traileri’ i filmit të metrazhit të gjatë ‘Zana’ me regji Antoneta Kastrati një tjetër prodhim shqiptar që do zë vend në festivale ndërkombëtare.
Me producent Casey Cooper dhe me një kastë të pasur të aktorëve si: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca, ‘Zana’ do prezantohet në një nga festivalet më të mëdha filmike atë të ‘TIFF’ që mbahet në Toronto.
Filmi si temë shtjellon një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.