Loving Vincent, filmi i parë i animuar me ngjyra vaji - Bota Sot
Loving Vincent, filmi i parë i animuar me ngjyra vaji

Filma

Loving Vincent, filmi i parë i animuar me ngjyra vaji

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:51
Loving Vincent

Loving Vincent është film kushtuar piktorit të famshëm holandez, Vincent van Gogh, që në veçanti shtjellon rrethanat e vdekjes së tij.

Çka e bën këtë film unik është fakti se është filmi i parë i pikturuar në tërësi me ngjyra vaji.

Ky film është i përbërë nga 65 mijë imazhe të krijuara nga ngjyrat e vajit, duke përdorur teknikën e njëjtë që e kishte përdorur Van Gogh.

Loving Vincent është i nominuar për Oskar në kategorinë Filmi më i Mirë i Animuar.

Regjinë e këtij filmi e kanë bërë Dorota Kobiela dhe Hugh Welchman, ndërkaq në këtë projekt kanë marrë pjesë 125 piktorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test