Zbulohet data e përfundimit të serialit “The Big Bang Theory” - Bota Sot
Zbulohet data e përfundimit të serialit “The Big Bang Theory”

Filma

E martë, 16 tetor 2018

Zbulohet data e përfundimit të serialit “The Big Bang Theory”

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:30
Seriali i famshëm “The Big Bang Theory”

Seriali i famshëm “The Big Bang Theory” do të përfundojë në vitin 2019. Warner Bros. njoftoi se komedia do të ketë episodin e saj të fundit vitin e ardhshëm.

Me anë të një komunikate të përbashkët, Warner Bros. Television, CBS dhe Chuck Lorre Productions thanë: “U jemi shumë mirënjohës fansave për mbështetjen që na kanë dhënë për 12 sezone. Do të mundohemi të sjellim një finale spektakolare”.

Sezoni i 12 dhe i fundit i “The Big Bang Theory” do të nisë në 24 shtator në CBS dhe mendohet se do të mbyllet në majin e ardhshëm.

Në vitin 2017, aktorët Jim Parsons, Johnny Galecki, Kaley Cuoco, Simon Helberg dhe Kunal Nayyar nënshkruan kontratat e reja që mendohet se u jepnin 1 milion $ për sezon.

Seriali është nominuar 52 herë për çmime Emmy dhe ka fituar 10 prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test