Mustafi parashikon ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga

Futboll

Mustafi parashikon ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi ka kompletuar transferimin te Schalke vetëm disa ditë më parë.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin e madh gjerman, por që ende nuk ka bërë debutimin zyrtar.

Ai është duke qëndruar në izolim, derisa ende është në pikëpytje debutimi i tij në vikend kundër RB Leipzig.

Megjithatë shqiptari ka qenë mysafir i ftuar nga ‘Transfermarkt’, për të analizuar ndeshjet e xhiros së 20-të në Bundesliga.

Mustafi ka parashikuar të gjitha ndeshjet, derisa ka befasuar të gjithë me disa nga rezultatet.

Ai ka prashikuar fitoren e skuadrës së tij të re Schalke 04 me rezultat 1-0 ndaj RB Leipzig.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë mendon se Bayern do të fitojë lehtësishtë 0-3 te Hertha Berlin, derisa fitore i ka dhënë edhe Borussia Dortmundit 1-2 te Freiburg.

Mustafi lejohet të stërvitet i izoluar, por ai mund të debutojë me Schalken vetëm nëse rezulton negative në një tjetër test për COVID-19.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat