Ilir Daja shfaqet menjëherë te kampionët

Futboll

Ilir Daja shfaqet menjëherë te kampionët

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 14:53
Trajneri Ilir Daja

Ilir Daja është dëshira e madhe e Dritës. “Superliga Shqiptare Fan Club” raporton se një ofertë e padëgjuar ka mbërritur për trajnerin e njohur, ndërsa presidenti Ardian Bardhi ka bllokuar largimin nga Dinamo.

Kampionët e Kosovës duan Dajën në stol, për këtë janë të gatshëm që të mos diskutojnë anën financiare. Kujtojmë se te Dinamo ishte presidenti Bardhi që paralajmëroi lojtarët dhe stafin pas humbjes me Elbasanin, për shkak të ecurisë negative.

Ardijan Nuhiju e drejton aktualisht Dritën. Ekipi ndërkohë qëndron 8 pikë larg Prishtinës kryesuese.

Te Drita vazhdojnë të besojnë te titulli kampion. Investimi i bërë është pikërisht për këtë objektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat