Luis Enrique paralajmëron

Futboll

Luis Enrique paralajmëron

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 14:33
Trajneri Luis Enrique

PSG përgatitet të përballet me Romën në javën e pestë të fazës së ligës së Champions League.

Në prag të sfidës në “Parc des Princes”, trajneri Luis Enrique ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë kundërshtarin italian:

“Champions League është rikthyer dhe mbetet gjithmonë një kompeticion magjepsës, sidomos kur luajmë në ‘Parc des Princes’. Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar. Roma mbrohet në një mënyrë të veçantë dhe do të na krijojë shumë vështirësi”.

Më tej, ai shtoi: “Roma humbi 4-3 kundër Real Madridit, pasi kishte qenë në avantazh me dy gola. E njëjta gjë ndodhi edhe në humbjen 3-2 ndaj Manchester United.

Është një skuadër që luan pa frikë dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u mundur. Do të jetë një përballje fantastike.

Nëse fitojmë, do të arrijmë për herë të parë 5 fitore radhazi në fazën e ligës së Champions-it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat