Markus Krosche do të jetë drejtori sportiv i ri i Milanit.
Kështu raportojnë dy mediat, ajo gjermane “BILD” dhe ato në Itali, ku thuhet se presidenti Gerry Cardinale ka paguar klauzolën e lirimit për Kroschen tek Eintracht Frankfurt për ta lënë të lirë që t’i bashkohet një projekti të ri.
Shuma që është paguar në arkat e klubit gjerman prek 4 milionë euro si kompensim për kontratën që ishte ende e vlefshme. Shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, me Milanin që po bëhet gati të hapë një cikël të ri.
Me Markus Krosche në krye të këtij pozicioni, kuqezinjtë do të hidhen menjëherë në sulm për përforcimin e kontingjentit në janar, ku flitet për emra si Endrick, Tresoldi, Inacio apo dhe lojtarë të tjerë që po konsiderohen si objektiva.