Portieri i Andorrës, Jesus Owono, ka nisur stërvitjet individuale, pasi të premten e kaluar bëri paraqitjen e tij të parë publike në ndeshjen kundër Leganésit.
Portieri, i cili është dënuar me 12 ndeshje moslojë, i ka filluar stërvitjet individuale gjatë javës së kaluar, ndërsa të hënën ka vazhduar me të njëjtin program përgatitor.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, për momentin, klubi nga Principata e Andorrës nuk ka njoftuar zyrtarisht për rikthimin e portierit të përfaqësueses së Guinesë Ekuatoriale.
Ngjarja mes Jesus Owono dhe Jesus de Miguel ndodhi më 2 nëntor, në minutat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Heliodoro Rodriguez Lopez’.
Sulmuesi madrilen pësoi një goditje të rëndë në kraharor nga gjuri i portierit të Andorrës, e cila i shkaktoi një arrest kardiorespirator.
Jesus de Miguel ndërroi jetë në spital.
Në një prononcim emocional, portieri kishte folur për periudhën e vështirë që po kalon pas ngjarjes tragjike: "Këto janë ditët më të vështira të jetës sime".