Nga pritjet fantastike në fushë e deri te roli i ri tek Partizani

Futboll

Nga pritjet fantastike në fushë e deri te roli i ri tek Partizani

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 15:19
Alban Hoxha

Alban Hoxha mbush sot 39 vjeç. Ish-portieri i Partizanit dhe njëkohësisht i Kombëtares shqiptare feston ditën më të rëndësishme të jetës, teksa ka marrë edhe urimin nga klubi i tij i zemrës. 

Është klubi i Partizanit që i ka dedikuar një postim Alban Hoxhës, duke i uruar 100 vite të lumtura dhe sa më shumë suksese me fanellën e kuqe.

Ndërsa në foto, shihet Hoxha në çaste të ndryshme të karrierës, si portier dhe si pjesë e stafit teknik të të kuqve.

Kujtojmë se Alban Hoxha u tërhoq nga futbolli si profesionit më 1 korrik të këtij viti, për të marrë përgjegjësi të reja me Partizanin si trajner i portierëve. Me “Demat e Kuq”, ai u aktivizua në portë në 360 ndeshje, duke pranuar vetëm 278 gola ndërsa e mbajti portën e paprekur në 158 raste. 

Alban Hoxha ka veshur po ashtu fanellën e Dinamos, Besës së Kavajës, Kastriotit dhe Apolonisë. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares duke u aktivizuar në vetëm 4 ndeshje gjithsej. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat