FIFA konfirmon nikoqirët e Botërorëve 2031 dhe 2035 për vajza

Futboll

FIFA konfirmon nikoqirët e Botërorëve 2031 dhe 2035 për vajza

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 09:05
Fotoilustrim

FIFA ka konfirmuar SHBA-në, Meksikën, Kosta Rikën dhe Xhamajkën si nikoqire të përbashkëta të Botërorit 2031 në futbollin e vajzave, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do ta organizojë edicionin e vitit 2035.

Të dyja kandidaturat u miratuan pa kundërshtime në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s, pa pasur nevojë për votim.

Botërori 2031 do të jetë i pari me 48 kombëtare dhe i pari që organizohet nga katër shtete. Edicioni i vitit 2035 do të mbahet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut, me të njëjtin format garash.

Ndërkohë, Botërori i vitit 2027 do të zhvillohet në Brazil, nga 24 qershori deri më 25 korrik, me pjesëmarrjen e 32 kombëtareve.

Shorti do të hidhet më 11 dhjetor në Rio de Zhanejro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat