Torino ka zbuluar shkallën e dëmtimit të Ardian Ismajlit.
Mbrojtësi shqiptar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të në ndeshjen e humbur përballë Napolit dhe ekzaminimet kanë përcaktuar një tërheqje të lehtë muskulore në aduktorët e kofshës së majtë, si dhe një frakturë në dorën e djathtë.
Si rezultat, Ismajli do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe si rrjedhojë, humbet tre ndeshjet e radhës. Kështu, mbrojtësi i Kombëtares nuk do të jetë në dispozicion për Lazion,
Genoan dhe Interin. Ismajli humbet dhe derbin e shqiptarëve, pasi dimë që tek Genoa bën pjesë edhe Mario Mitaj.
30-vjeçari konsiderohet si një shtyllë e rëndësishme në prapavijën e “Granatave” dhe me këtë dëmtim, shtohen problemet për trajnerin Ignazio Abaten që duhet të mendojë për alternativat.
Rikthimi i Ismajlit parashikohet pak para fundit të vitit.