Ronaldo ishte i zemëruar si asnjëherë më parë

Futboll

Ronaldo ishte i zemëruar si asnjëherë më parë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Ronaldo ishte i zemëruar si asnjëherë më parë

Cristiano Ronaldo edhe njëherë shkëlqeu në fushën e futbollit.

Me golat e tij, Juventusi mposhti Interin në Milani me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sidoqoftë, kjo ndeshje nuk përfundoi për portugezin ashtu siç e imagjinoi ai.

Në minutën e 76-të, trajneri Andrea Pirlo vendosi ta zëvendësonte Ronaldon.

Ndaj kësaj, Ronaldo reagoi me zemërim, gjë e cila u vu re edhe nga kamerat televizive.

Pirlo e komentoi vendimin e tij pas ndeshjes.

“Ishte në skenë normale. Por, nuk ka ndonjë klauzolë në kontratë, sipas të cilës Ronaldo nuk duhet të zëvendësohet”, ka thënë italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat