Ismaili me sukses operon meniskun në Turqi

Futboll

Ismaili me sukses operon meniskun në Turqi

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:51
Ismaili me sukses operon meniskun në Turqi

Fillimi i sezonit edhe pse ishte i suksesshëm për ekipin e Shkupit kur e filluan me fitore në transfertë ndaj Borecit me 21 shkurt, ishte moment i vështirë për mbrojtësin Fatih Ismaili, i cili mori një lëndim në menisk (gju).

"Por pas ekzaminimeve të para në Shkup, kryesia e klubit vendosi që Ismailin ta dërgojë në Turqi për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në menisk. Fatmirësisht para pak çastesh mësuam se intervenimi ka përfunduar me sukses", njofton FC Shkupi.

“Ndjehem mjaft mirë, padyshim se stafi mjekësor në spitalin e Stambollit më kanë pritur shumë mirë, ndërsa unë i jam falënderues kryesisë së klubit, e në veçanti presidentit Olgun Aydin, i cili organizoi gjithçka që të unë të kem një intervenim të suksesshëm në një ndër spitalet më moderne të Turqisë”, ka thënë Ismaili.

Sipas asaj që kanë thënë mjekët, Ismaili do të ketë nevojë për dy javë terapi, ndërsa pas gjashtë javësh do të fillojë vrapimin, e që diku pas 8-10 javëve pritet që t’i rikthehet punës me ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat