Maqedonia e Veriut U-16 në futboll, ka zhvilluar sot pasdite një ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi, në udhëtim.
Takimi përfundoi pa gola, me rezultatin 0:0, ndonëse të dyja skuadrat krijuan disa raste shënimi, të cilat nuk arritën t'i konkretizonin.
Ndeshja e dytë e këtij dueli të dyfishtë miqësor do të zhvillohet të enjten, duke filluar nga ora 11:00.
Maqedonia e Veriut u paraqit me këta lojtarë: Mario Stojkovski, Jetmir Asani (72' Hamza Zuberi), Ejman Emini (85' Vasko Trajkov), Din Rozhajac, Kalin Avramovski, Amar Neziri, Pavel Zojçevski, Jovan Jançevski (60' Omer Vardar), Stefan Stojanovski (61' Joan Georgievski), Dorotej Hristov (61' Davor Teneski), Fisnik Amiti.