Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë bindshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke e mbyllur javën e 14-të me 32 pikë dhe duke krijuar një epërsi prej katër pikësh ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Pas barazimit 1:1 mes Shkëndijës dhe Sileksit, tabela ka marrë formën përfundimtare të kësaj jave.
Pas Strugës renditet Shkëndija me 28 pikë, ndërsa Tikveshi është i treti me 27 pikë.
“Vardari, që po kalon një sezon zhgënjyes, gjendet në pozitën e katërt me 24 pikë, plot tetë pikë larg kreut.
Struganët tashmë e kanë në duart e tyre fatin e garës për titullin e kampionit vjeshtor.\
Deri në fund të pjesës së parë të sezonit, ata do të përballen me Sileksin, Tikveshin, Bashkimin dhe Arsimin, ndërsa sipas përllogaritjeve, 7-8 pikë mund të jenë të mjaftueshme për të siguruar këtë epitet”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
Tabela
1. Struga TL 32 pikë
2. Shkëndija (Tetovë) 28
3. Tikveshi 27
4. Vardari 24
5. Sileksi 18
6. Shkëndija Haraçinë 18
7. Bregallnica 14
8. Bashkimi 14
9. Arsimi 10 pikë
10. Skopje 7