Gjiganti italian Napoli i është bashkuar Barcelonës në garën për transferimin e sulmuesit portugez Joao Felix nga Al-Nassr gjatë afatit kalimtar të verës.
Barcelona ka shfaqur interesim për rikthimin e futbollistit portugez, sidomos duke pasur parasysh se kontrata e tij aktuale me klubin saudit përfundon në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, katalunasit tashmë kanë konkurrencë serioze. Sipas gazetës britanike “Daily Sports”, e cila i referohet mediumit italian “Corriere dello Sport”, Napoli është shumë i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit.
Al-Nassr nuk do ta kundërshtonte largimin e João Félixit, por për kartonin e tij kërkon 45 milionë euro. Kjo shumë konsiderohet mjaft e lartë për klubin italian.
Felix e njeh tashmë futbollin italian, pasi në pjesën e dytë të sezonit 2024/25 ishte pjesë e Milanit, ku në 21 paraqitje realizoi tri gola dhe regjistroi një asistim.
Përveç Napolit dhe Barcelonës, interesim për portugezin kanë shfaqur edhe disa klube të Premier League, përfshirë Tottenhamin dhe Chelsean.