River Plate ka nisur kontaktet e para me portierin e Al-Hilal, Yassine Bounou, të cilin e ka identifikuar si objektivin kryesor për përforcimin e portës në vitin 2027.
Ndërkohë, gjiganti argjentinas po përgatitet edhe për largimin e mundshëm të portierit të ri, Santiago Beltran, për të cilin interesim kanë shfaqur Aston Villa dhe Atletico Madridi.
Sipas raportimit të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përfaqësuesit e River Plate kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite për ta njoftuar Bounoun se ai është zgjedhja e tyre e parë për portën në vitin e ardhshëm.
Edhe pse aktualisht klubi është i përqendruar te fitimi i “Torneo Clausura” dhe sigurimi i një vendi në Copa Libertadores, drejtuesit kanë filluar përgatitjet për sezonin 2027. Ata dëshirojnë të jenë të gatshëm në rast se Beltran largohet gjatë afateve të ardhshme kalimtare.
Bounou ëndërron të luajë për River Plate
Portieri maroken, 35-vjeçar, është nën kontratë me klubin saudit Al-Hilal deri në korrik të vitit 2028, çka e bën transferimin e tij më të vështirë.
Megjithatë, Bounou është tifoz i madh i River Plate dhe në disa raste ka shprehur dëshirën për ta mbrojtur portën e këtij klubi.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2023, ai kishte deklaruar:
“Është diçka që ende më ka mbetur për ta realizuar. Është një nga ëndrrat e mia dhe do të dëshiroja shumë që një ditë të bëhej realitet. Nuk dua të shkoj atje vetëm për ta veshur fanellën.
Dua të shkoj dhe të paraqitem në nivelin e duhur. Nëse nuk do të ndihesha kështu, nuk do të shkoja"/