Lorenc Jemini kritikon hapur Ilir Dajën:

Futboll

Lorenc Jemini kritikon hapur Ilir Dajën:

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 16:33
Ilir Daja dhe Lorenc Jemini

Ish-arbitri dhe njëkohësisht analisti i njohur, Lorenc Jemini nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Dinamos, Ilir Daja.

I ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", Jemini është shprehur me kritika për qëndrimin që ka mbajtur trajneri Daja gjatë këtij sezoni, duke përmendur këtu lojtarët që ka në dispozicion për t'i shfrytëzuar te skuadra, por edhe për sjelljet e ndëshkueshme që e kanë mbajtur shpesh të pezulluar nga detyra.

Për Jeminin, rasti i Dajës përbën rast studimor, pasi sipas tij nuk është parë në asnjë vend të botës që një trajner të jetë i dënuar në 7-8 javë nga 12 javë kampionati gjithsej. Më tej, Jemini shkon duke e quajtur edhe tepër të "llastuar" për ankesat që ka ndaj mungesës së lojtarëve, edhe pse kontingjenti është po aty. 

Duhet thënë se Dinamo është në pikë kritike, pasi nuk njeh fitore prej 7 ndeshjesh radhazi. Humbja e fundit ndaj Elbasanit, kulmoi edhe me shpërthimin e presidentit Ardian Bardhi që kërkoi reflektim të menjëhershëm.

Në të kundërt, do të ketë gjoba dhe ndëshkime. 

Deklarata e Jeminit:  “Konstatimi i Dinamos është rast për studim në kampionatin shqiptar. Kjo ndeshje ka qenë një nga më të mirat e Dinamos. Pjesa e parë mund të kishte dal 3-0. Por unë mund të them diçka që Dinamo ka 36 lojtarë nën kontratë dhe aty thotë që nuk kemi lojtarë për të ndërruar. 
Po të shikosh këtë javë, katër lojtarët e ekipit të parë kanë luajtur në kategorinë e tretë. Lojtarët e ekipit të parë. Që nuk janë as të dëmtuar dhe as të pezulluar. Nuk po i them me emra.
E treta. Keni parë në ndonjë vend të botës që 12 javë në kampionat, një trajner të jetë dënuar në 7-8 javë.

A ndodh kjo? Pse ndodh kjo? Ta them unë pse ndodh kjo. Sepse ai trajneri Daja është tejet mase i llastuar.

Nuk ka mundësi që një trajner profesionist. U dënove një herë, dy herë? Si del prapë proteston për arbitrat

Dënohesh prapë 5 javë. Kush ia tërhoqi veshin atij? Ti nuk proteston dot te arbitri, e zgjidh unë atë punë, ai që ka instanca për ta zgjidhur. Nuk shkon ti futesh në fushë. Ai futet në fushë çdo tre ndeshje”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat