Juventusi mëson emrin e gjyqtarit ndaj Omonia Nicosias

Futboll

Juventusi mëson emrin e gjyqtarit ndaj Omonia Nicosias

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 17:46
Samuel Barrott

Samuel Barrott është përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen mes Juventusit dhe Omonia Nicosias.

Gjyqtari anglez nuk ka arbitruar më parë asnjë skuadër italiane në nivel klubesh, ndërsa në karrierën e tij ka një përvojë me një kombëtare të grupmoshave të Italisë.

Ndeshja e vetme në të cilën Barrott ka drejtuar një përfaqësuese italiane daton më 4 tetor 2025.

Në atë rast, ai ishte gjyqtari kryesor në përballjen mes Italisë U17 dhe Malit të Zi, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.

Takimi përfundoi me fitoren 2:1 të Malit të Zi ndaj të rinjve italianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat