Media italiane: Zhegrova nuk është i paprekshëm, ja pse Juventusi mund ta shesë

Futboll

Media italiane: Zhegrova nuk është i paprekshëm, ja pse Juventusi mund ta shesë

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 17:48
Edon Zhegrova

Klubi italian, Juventusi, është i gatshëm të shqyrtojë ofertat e mundshme për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, gjatë afatit kalimtar të janarit., me synimin për të liruar hapësirë në repartin ofensiv dhe për të siguruar të ardhura për përforcimet e reja.

“E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pavarësisht se ka fituar më shumë hapësirë krahasuar me sezonin e kaluar, sulmuesi anësor nuk konsiderohet i pashitshëm nga Juventusi, i cili është i gatshëm të shqyrtojë ofertat e mundshme për futbollistin e Kosovës.

Largimi i mundshëm i ish-futbollistit të Lille do t'u shërbente dy objektivave të klubit bardhezi: zvogëlimit të numrit të futbollistëve në krahët e sulmit dhe sigurimit të mjeteve financiare për përforcimin e skuadrës”, shkruan media italiane “Tutto Juve”.

Të ardhurat nga shitja e Zhegrovës do t'i mundësonin drejtuesve të Juventusit të rrisnin buxhetin për transferime dhe të përqendronin investimet në repartet ku trajneri Luciano Spalletti e sheh të nevojshme ndërhyrjen gjatë pjesës së dytë të sezonit.

“Për momentin, Juventusi nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e futbollistit kosovar, por është i gatshëm të dëgjojë ofertat që mund të mbërrijnë në janar”, shkruan media italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat