Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi është në qendër të vëmendjes sa i përket merkatos.
Sezoni i mirë që ka nisur me klubin e Trabzonsporit ka bërë që shumë ekipe nga kampionatet kryesorë të Europës si Seria A apo Premier Liga të shfaqin interes për 25-vjeçarin.
Interes të cilin nuk e mohon as presidenti i klubit Ertugrul Dogan, i cili ka pranuar se për disa lojtarë të Trabzonsporit ka pasur interesim. Mediat turke janë të bindura që i referohet Muçit.
Megjithatë skuadra e Trabzonsporit është e qetë sepse Muçi ka kontratë deri në vitin 2029, pasi në verë u ble zyrtarisht nga Beshiktashi.
Në këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje në Turqi, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
Performancat e tij po ndihmojnë skuadrën për të luftuar për titullin kampion, pasi pas 12 javësh të luajtura ndodhen në vendin e dytë me 28 pikë, vetëm 3 më pak sesa Gallatasaraji.
Edhe me Kombëtaren ishte protagonist në Ligën e Kombeve, ku arriti të realizonte 2 gola në fitoret kundër Bjellorusisë dhe Finlandës.