Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror.
Ylli portugez ka realizuar golin e 987-të në karrierën e tij, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike prej 1.000 golash.
Tashmë, sulmuesit portugez i nevojiten vetëm edhe 13 gola për të arritur këtë rekord të jashtëzakonshëm.
Ronaldo shënoi në ndeshjen ndërmjet Al-Nassr dhe Al-Sadd, e vlefshme për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të Azisë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.
Kapiteni i Al-Nassr realizoi nga pika e bardhë në minutën e 13-të, duke regjistruar kështu golin e tij të 987-të në karrierë.
Me një fitore në këtë përballje, Al-Nassr do të arrinte në kuotën e nëntë pikëve, pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kampionëve të Azisë.