Rey Manaj është larguar nga Sivasspor. Kështu po raportohet gjerësisht së fundmi nga mediat turke, ku shkruhet se sulmuesi i Kombëtares ka udhëtuar jashtë vendit përmes Kayserit.
Arsyet lidhen me pagën, e cila nuk është depozituar. Derdhja në llogari duhej të ishte bërë që dje, çfarë solli edhe këtë vendim të Manajt për t'u larguar menjëherë nga qyteti i Sivassit.
Një zhvillim i papritur ky në Turqi e sidomos te ekipi i Sivasspor që njihet për problemet financiare.
Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me të ardhmen e sulmuesit lushnjar, i cili pak ditë më parë ndërroi edhe agjentin, duke ia besuar këtë detyrë Fali Ramadanit.