Daja para Teutës: Ja pse nuk e aktivizoj Dominguezin

Futboll

Daja para Teutës: Ja pse nuk e aktivizoj Dominguezin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:27
Daja para Teutës: Ja pse nuk e aktivizoj Dominguezin

Partizani përballet ditën e nesërme me Teutën, duke filluar nga ora 16:00, ku të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Në prag të kësaj ndeshje, para mediave ka folur trajneri i “demave”, Ilir Daja i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave që kanë ecuri të njëjtë, teksa shton se skuadra e tij do kërkojë fitoren.

“Pas Laçit? Nuk ka qenë e vështirë për motivimin. Vijmë pas dy ndeshjeve shumë të mira, pas fitores në derbi dhe pas eliminimit në Kupë, ku u pa nga të gjithë se në atë ndeshje nuk kishim shumë mundësi për t’u kualifikuar, jo për shkak të lojës, por për faktorët e tjerë.

Gjithsesi i thashë lojtarëve ta mbajnë kokën lart, pasi kemi bërë shumë mirë. Sigurisht që vjen ndeshja me Teutën, që është i fortë pasi jemi me pikë të barabarta. Përballet sulmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë  Kemi pasur ecuri të njëjtë. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e luftuar, ashtu siç ndodh zakonisht në përballjen mes dy ekipeve.

Unë e kam thënë edhe pas ndeshjes, me Laçin, nuk kam përmendur emrin e arbitrit, por ka qenë pyetja e gazetarit, që tha për rastet e penalltisë. Ne e kemi të gjithë si klub nuk merremi me arbitrat. Mund të gabohet njëherë, por kur përsëritet, është faj. E dimë që po të merremi me arbitrat, nuk nxjerrim ndonjë gjë të mirë. Teuta bën një lojë të fortë në ajër. 60% të golave i kemi shënuar me goditje standarde.

Unë mendoj që do jenë përplasje të fortë në fushë. Ne nuk e citojmë repartin e sulmit, pasi të gjithë luajnë në sulm dhe në mbrojtje. Besoj që do ketë raporte shumë të forta dyluftimi.

Dominguez?  Kur një lojtar grumbullohet me kombëtaren, është maksimumi i vlerësimit. Duam që sa më shumë lojtarë të shkojnë te Kombëtarja. Kemi individë që e përfaqësojnë mirë fanellën e Kombëtares dhe të Partizanit.

Dominguez jo se nuk është në formë të mirë, por vjen nga një futboll ndryshe nga ky këtu në Shqipëri. Kemi frikën e ndonjë gabimi të mundshëm, deri sa të përshtatet me futbollin në Shqipëri. Jemi të gjithë të plotë, për veç Ferhan Hasanit që do jetë në stol, por nuk do e rrezikojmë në këtë ndeshje. Nuk është në maksimumin e tij.”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat